Ilion Lika eshte rikthyer serish te Tirana. Portieri me eksperience eshte bashkuar sot me bardheblute ne stervitje duke nisur keshtu punen per sezonin e ri. Lika ka qene edhe me pare pjese e Tiranes duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Me largimin e Avdylit, afrimi i Likes eshte nje perforcim i rendesishem per porten bardhedheblu. Bashke me te ne stervitje sot jane bashkuar dhe dy mbrojtesit premtues David Domgjoni dhe Marvin Turtulli. Klubi po punon intensivisht per te afruar ne skuader elementet e duhur qe do te plotesojne skuadren me futbolliste premtues dhe me lojtare me eksperience. Ekipi sot ka vijuar pergatitjet nen drejtimin e trajnerit Ilir Daja ne kompleksin stervitor “Skender Halili”.

 

SHPËRNDAJE