![](http://kftirana.al/wp-content/uploads/2024/07/miciweb.png)
Gledi Mici në prag të sfidës ndaj FC Torpedo.”Jemi optimistë pas barazimit në ndeshjen e parë, besojmë te kualifikimi”
Gledi Mici në deklaratën e tij përpara gazetarëve në prag të sfidës ndaj Gjeorgjianëve të FC Torpedo.
” Atmosfera është mjaft e mirë, kemi punuar mjaft intensivisht përgjatë kësaj jave, na ngroh rezultati i mirë në ndeshjen e parë e cila e le të hapur kualifikimin.Shanset janë të barabarta dhe detajet do ta percaktojne skuadren fituese. Jemi grup i ri dhe pershtatja kërkon kohën e saj por fanella që mbajme veshur nuk e njeh inferioritetin ndaj çdo skuadre që mund të përballemi. Kundershtarët janë në mesin e kampionatit çka e bën më të avantazhuar ndaj nesh por kam besim tek grupi dhe me shpresën në zot kualifikohemi”.