Fletë nga ditari i një tifozi 10/03
Mendja ime është e copëzuar për të gjitha ato aventura personale që kam kaluar për të mbërritur drejt dickaje të panjohur por të këndshme si dashuria që kam për ty. Kam me mijëra probleme të pazgjidhura që lidhen ngushtësisht me imazhe dhimbjeje si dhe me imazhe plot kënaqësi. Mendja e pavëmëndshme, teksa do të jetë e zënë gjithmonë me dicka, I nxjerr në sipërfaqe të mirat, por edhe të këqijat herë pas here. Vetëdija ime vihet në dukje natyrshëm vetëm kur flas në kafenenë e lagjes për Tironën. Ma beso që kafen nuk e pi, por e kthej si helm sa herë humbet ti. Kur hapet dera e shtëpise qysh se mbërri tek pragu I portës time, qetësinë ma jep vec nona. Ishte dita e grave të jetës sonë pardje, por ishte edhe dita e kujtimeve të sa e sa herëve kam sjellë uraganin bardheblu në shtëpi në të mirë e në të keq më ka parë vec ajo zonjë shpie. Pas nonës më vjen ti Tiron. Sot e mbrapa dua ta mbaj gjithnjë me vete këtë bekim që më jep moma – “….u kthefsh me fitore, se kampione o Tirona…”