Tirana eshte mundur ne Vlore nga Flamurtari me golin e Donjet Shkodres. Bardheblute nuk kane mundur te shmangin humbjen edhe pse e kane nisur mjaft mire lojen me disa mundesi me ane te Muces dhe Hoxhallarit.

Ate qe se ka bere Tirana e ka realizuar Flamurtari ne minuten e 44 me ane te mesfushorit Shkodra qe ka mposhtur Liken me nje goditje brenda zones.

Ne pjesen e dyte bardheblute e trajnerit Mirel Josa kane provuar te gjejne rezultatin por Lika e Taku nuk kane patur fatin me vete perpara portes se Flamurtarit. Vucaj eshte ndeshkuar me karton te kuq ne minuten e 72’ per te lene skuadren me 10 lojtare.

Deri ne fund te takimit rezultati mbeti i pandryshuar dhe Tirana nuk mundi te shmangte kete humbjen ne transferte.

Ndeshja e rradhes do te luhet te shtunen ne “Selman Stermasi”, perballe Korabit ne oren 17:00.

SHPËRNDAJE