
Filip Najdovski vishet bardheblu!
Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare mbrojtese ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27 vjecari i është bashkuar sot skuadrës në Pogradec ku po zhvillohet faza përgatitore. I urojmë suksese me fanellën e re.