TIRONA FANATICS
KUSH JANE TIRONA FANATICS
Prej 8 janarit 2006 Tirona Fanatics nisen zyrtarisht aktivitetin e tyre ne tribuna dhe tifoskenen shqiptare. Dashuria per ngjyrat bardheblu i bashkoi disa djem per te organizuar nje mbeshtetje fanatike per skuadren me te titulluar ne vend. Sot Fanatics numerojne qindra antare te cilet kane mbeshtetur mentalitetin ultras per te perkrahur ne cdo frymarrje Tiranen bardheblu. Ky grupim tifozesh eshte kudo. Ne “Qemal Stafa”, “Selman Stermasi”, ne kryeqytet, jashte tij apo dhe jashte Shqiperise kudo skuadra e tyre e zemres luan. Prej disa vitesh Tirana ka nje pasuri te jashtezakonshme. Ata jane lojtari i 12 i skuadres. Fanatics i jane gjetur klubit bardheblu ne momente te veshtira si dhe kane bere opoziten ne te tjera momente per te shprehur nje mendim ndryshe, gjithmone me qellimin per te kontribuar pozitivisht ne mbarevajtjen e KF Tiranes. Sot Fanatics jane nje model qe duan te ndjekin ne tifoskenen shqiptare si dhe nje pasuri e qytetit me te cilen krenohen ne kryeqytet. Prej 8 janarit 2006, Tirona Fanatics jane tifozet fanatike dhe Tirana ka me shume nevoje per ta.
KUSH JANE ULTRAS TIRONA
Organizimi I tifozeve bardheblu daton shume vite me pare, ne vitin e larget 1986. Ultras Tirona jane grupi I pare i mirefillte I tifozeve te Tiranes qe kane perkrahur skuadren me te titulluar ne vend. Ultras Tirona kane nisur te paret ne Shqiperi rrugen me nje mentalitet ultras qe vit pas viti ka beret e shtohen organizimet bardheblu ne stadium. Ne vitet 80-90 ky grupim dallon per rezistencen dhe shfaqet kunder sistemit e me thirrjet e palejuara “Para Tirona” ne shkallet e stadiumit. Vitet me pas, Ultras Tirona nis te behet faktor ne stadium dhe nis te dekorohen me ngjyrat bardheblu sektoret ku ata qendronin, brenda dhe jashte vendit. Gjithmone pas skuadres, me fanatizem dhe me shume pasion per Tiranen. Ky grupim prej me teper se tre dekadash eshte ne stadium dhe te gjithe tifozet e Tiranes e gjejne veten aty. Sot jane se bashku me Fanatics per nje qellim te perbashket, perkrah Tirones qe e duan me shume fanatizem.