KUNDËRSHTARI – “Nuk ja vlen të flas për rëndësinë e ndeshjes pasi dihet që çdo ndeshje është si një finale. Grupi është në gjendje të mirë, stërvitja ka shkuar mirë, shpresoj që të marrim frytet e asaj pune që kemi marrë gjatë javës. Nuk duhet të futemi me idenë se ngrihemi ose ulemi nga kjo ndeshje, duhet të futemi të japim maksimumin për tifozët tanë”.

HUMBJA NDAJ KASTRIOTIT – “E kemi obligim që ta harrojmë, nëse mbetemi te e shkuara do bëhet dëm për të ardhmen. Çfarë kalon nuk kthehet më, do ishte fatale nëse do hyjmë në këtë ndeshje duke menduar se çfarë ndodhi javën e kaluar”.

MUNGESA E KARABECIT DHE MAVEJES – “Çdo lojtar ka rëndësinë e vetë, aq më tepër që Karabeci është kapiteni i ekipit. Mendoj që lojtarë që do t’i zëvendësojnë janë gati për të bërë detyrën e tyre. Kemi një kontingjent profesionistësh që përgatiten që të jenë gati kur t’u jepet shansi i tyre”.

NDESHJA E KUPËS – “Kupa ka një specifikë tjetër, kampionati ka një specifikë tjetër. Nuk duhet të nisemi nga fitorja 3 – 0 sepse asnjë ndeshje nuk i ngjan tjetrës. Trajneri i tyre është ndërruar, lojtarët e tyre duhet të tregojnë që janë të vlefshëm  para trajnerit, kanë ide të tjera. S’duhet të mendojmë për ndeshjen e kaluar”.

MUNGESA E MEMËS – “Mungesa e Memës është morale më shumë. Është një ndikim pasi është trajneri i parë, moralisht është gjithmonë me ne, pavarësisht se nuk ka qenë me ekipin për shkak të fatkeqësisë që i ka ndodhur”.

FITORJA DEDIKIM PËR TË NDJERIN ALI MEMA – “Respekti më i mirë dhe më i madh që mund t’i bëjmë është fusha e lojës, duke marrë një fitore nesër. Duke ia dedikuar atij dhe profesor Ardianit”.

KU MUND TË ARRIJE TIRANA – “Ky emër meriton të jetë në Europë, si klub për traditën e të gjitha që ka, ama nuk mund të shkosh në Europë pa qenë i vetëdijshëm se ku ndodhemi. Duhet të largohemi nga zona e ftohtë dhe hap pas hapi mund të shohim për më lart”.

SHPËRNDAJE