Erion Hoxhallari ka firmosur sot ne ambientet e klubit kontraten e re qe e ben zyrtarisht pjese te Tiranes edhe per dy sezone te tjera. Mbrojtesi 20-vjecar ka nenshkruar nje marreveshje te re dhe me pas eshte prezantuar ne ambientet e stadiumit “Selman Stermasi” me shallin bardheblu ne duar. Hoxhallari eshte produkt i Tiranes dhe prej pese vitesh ai eshte afruar ne skuadren e pare. Mbrojtesi i majte eshte nje nga investimet me te vlefshme qe klubi ka bere, duke i dhene hapesira aktivizimi qe ne moshe te vogel. Kontrata e re e ben Hoxhallarin pjese te Tiranes edhe per dy sezonet e ardhshme. Ai mund te luaj jo vetem ne linjen e majte te mbrojtjes por dhe ne pozicione te tjera ne repartin difensiv. KF Tirana i uron suksese mbrojtesit ne dy vitet e ardhshme bardheblu.

hoxha 1

SHPËRNDAJE