
Erbim Fagu zyrtarisht pjesë e stafit teknik
Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit te moshave U-21, Erbim Fagu. Tekniku do të marrë drejtimin e ekipit U-21 por gjithashtu do të jetë edhe në funksion te ekipit të parë në rolin e ZV. trajnerit. Pas një eksperience si lojtar i spikatur, Fagu kthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë e rëndësishme e pankinës së Tiranës. Ai do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Shehi duke filluar nga dita e sotme në proçesin e seleksionimit të të rinjve. #mirëseerdheErbimFagu #technicalstaff #U21