Egbo- “Jam I kënaqur me të gjithë lojtarët që e kanë sjellë ekipin këtu ku është
Egbo- “Jam I kënaqur me të gjithë lojtarët që e kanë sjellë ekipin këtu ku është.”
Pas fitores së rradhës 2-0 me Flamurtarin, trajneri Egbo shprehet i kënaqur me trepikëshin dhe nënvizon faktin qe ekipi është në sprintin e fundit, tashmë fare pranë titullit. I pyetur nga gazetarët për sfidën e sotme Egbo u shpreh:
“Mendoj se pas kësaj ndeshje duhen ditë pushimi, sepse pas Kupës në fundjavë ishte kampionati. Nuk kishim kohë për rikuperimin e lojtarëve. Nuk ishte Batha sepse ishte shumë I lodhur, ndeshja në 17:30 ishte piku I vapës. Lojtarët që nuk ishin sot do luajnë në Laç.
Të paqartë në sulm? E saktë, ekipi u nda në dysh, katër përpara dhe 6 pas. Muçi merrte topin dhe shkonte në zonën mike, që nuk kishte lojtarë mbështetës. Veprimi bën që ai të lodhet dhe nuk kishte fuqi edhe të mbrone edhe të sulmonte.
Rotacioni? Jam I kënaqur që morën tri pikët, sepse është sprinti I fundit dhe ka lodhje, vapë. Nuk kishim mundësi rikuperimi. Bëmë stërvitje për një ditë dhe ishim gati për sot. Mendoj se ekipi mori tri pikët dhe fitorja na nevojitet.
Mbrojtja dhe Ismajlgeci? Nuk e di cfarë ndodh, ose pse më pyesni kështu. Lodhja ka bërë të vetën, besoj se do gjejmë forcat për të rikuperuar lojtarët në ndeshjen që vjen.
Osmani, Hasani, Karabeci, Muça në stol ? Nuk do kem vështirësi për të menaxhuar lojtarët, e rëndësishme është që Tirana të fitojë dhe unë falenderoj të gjithë si brenda dhe jashtë fushës këdo që na ka mbështetur për të arritur objektivin e klubit. Jam I kënaqur me të gjithë lojtarët që e kanë sjellë ekipin këtu ku është.