Egbo-“Është privilegj të luash në Play-Off. Do të japim maksimumin në fushë.”

Vetëm 24 orë përpara ndeshjen përballë Young Boys trajneri Emanuel Egbo dhe kapiteni Idriz Batha iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Trajneri Egbo në deklaratën e tij u shpreh se:

Të nesërmën ju pret nje ndeshje e rëndsishme, është gati Tirana për 90 minuta lojë?

Natyrisht që është e rëndësishime gjithashtu edhe e vështirë. Mendoj se lojtarët që kemi kanë mundësinë për të vazhduar më tej, por këtë do ta shohim nesër në fushë.

A keni mundur ta studioni kundërshtarin?

Kemi patur mundsi të stduiojmë 23 ndeshjet e fundit, e dim mënyrën e lojës së tyre dhe si janë si ekip, ata janë shtatlartë, por do të shohim nesër në përballje.

Eshtë Tirana 100% në form?

Nuk mund të them se jemi në 100%-shin tonë pasi ne vend kampionati nuk ka filluar akoma. Young Boys ka luajtur 3 ndeshje në kampionat dhe janë në ritëm më të shpejtë se ne. Megjithate na kanë bërë mirë ndeshjet e luajtura deri tani.

Kujtojmë se Kristi Vangjeli ka një eksperiencë të mëparshme me këtë skuadër. A keni folur me të rreth përvojës?

E kemi biseduar dhe e kemi parë atë ndeshje. Patjetër n aka ndihmuar ne analize, por lojtarët kanë ndryshuar që atëher.

Ndeshje histroike për Tiranën, ka presion apo entuziazem?

Ka entuziazëm, doemos edhe presion pasi përballemi me një ekip të fortë që ne letra bën ka diferencë. Lojtaët tanë kanë entuziazmin në fushë dhe kjo është gjë e mirë për futbollistët, është privilegj të luash një ndeshje Play-Off.

Eshtë kjo skudara që do të doje të kishe për këtë ndeshje?
Skuadra është e mire, natyrisht do të na ndihmonte të kishim edhe variante të tjera. Këta kemi dhe me këta do të japim maksimumin ne fushë.

Mendoni se do të bëni ndryshime nga analiza që keni bërë apo do ti qëndroni të njëjtës?
Me cfarë kemi pare, kane një lojë thuajse të njëjtë si Dinamo Tbilisi, me lojtarë te gjatë në formacion. Do të vëmë në punë strategjinë.

Ju shqetëson një mungesë e mundshme e Hoxhallarit?
Eshtë një nga lojtarët shtatlartë, ka gjatësi dhe mund të na ndihmote, por nuk është plotësisht gati, ndoshta për pjesën e dytë. Megjithatë në Tbilis vëndin e tij e zuri Ismajlgeci dhe ai bëri një paraqitje dinjitoze.

Nga analiza e trajnerit kundeërshtar, Tirana është ekip kompakt, a është ky avantazhi juaj?

Ndoshta ka të drejte, ne dimë të marim më të mirën nga mundësitë që kemi. Nesër e tregon fusha a e kemi analizuar si duhet njëri-tjetrin.