Edvan Bakaj rinovon kontraten me dy sezone te tjera bardheblu
Edvan Bakaj ka firmosur sot ne ambientet e klubit kontraten e re qe e ben zyrtarisht pjese te Tiranes edhe per dy sezone te tjera. Portieri 28-vjecar ka nenshkruar nje marreveshje te re dhe me pas eshte prezantuar ne ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”. Bakaj eshte pjese e projektit te ri ambicioz qe Tirana po nderton jo vetem per sezonin e ardhshem. Prej dy sezonesh ai ka qene pjese e rendesishme e klubit bardheblu. Ne sezonin e fundit eshte aktivizuar titullar ne porte duke bere paraqitje mjaft te mira dhe ruajtur te paprekur porten per 16 ndeshje. KF Tirana i uron suksese portierit ne dy vitet e ardhshme bardheblu.