Dorian Kerciku ka firmosur sot ne ambientet e klubit kontraten e re qe e ben zyrtarisht te Tiranes edhe per tre sezone te tjera. Mesfushori ka nenshkruar nje marreveshje te re per te bere me pas prezantimin e saj ne ambientet e stadiumit “Selmans Stermasi”. Edhe ai njesoj si Afrim Taku ka zgjedhur te pozoj me shallin e Fanatics duke e konsideruar veten si pjese te tifozerise bardheblu. Kerciku eshte produkt i akademise se Tiranes dhe eshte nje lojtar teper i rendesishem per skuadren e trajnerit Ilir Daja. Futbollisti 22-vjecar luan ne disa pozicione si ne mbrojtje po ashtu dhe ne mesfushe. KF Tirana i uron suksese Kercikut ne tre vitet e ardhshme bardheblu.

1

SHPËRNDAJE