Dede: “Shkojme perballe Kastriotit me objektiva te qarte. Ne cdo ndeshje Tirana pretendon fitoren.”

Ne nje prononcim per mediat ne prag te ndeshjes perballe Kastriotit, trajneri Nevil Dede iu pergjigj pyetjeve te gazetareve. Ne deklaraten e tij ai u shpreh si meposhte:

Cfare nuk po shkon tek Tirana qe nuk po arrin te gjeje fitoren?

Eshte e vertete qe ka disa ndeshje qe Tirana nuk po merr tre pike, situate per mua eshte e mire pavaresisht se kemi patur pak probleme shendetesore me disa lojtare te cilet jemi perpjekur ti sherojme sa me shpejt te jete e mundur. Emrat nuk eshte rasti qe une ti permend tani sepse edhe ju si media tashme I dini, por ajo qe eshte me e rendesishmja eshte qe per mua kjo skuader ka bere mire ne dy ndeshjet qe une I kam drejtuar ata dhe jemi stervitur bashke. Jemi munduar te bejme mire, kane sulmuar shume dhe kane krijuar raste per shenim. Ne ndeshjen e fundit nuk arritem te shkonim dot tek goli por duke vazhduar ne kete menyre besoj se sa I perket fazes sulmuese jemi mire.

E gjithe skuadra eshte munduar te jete agresive dhe te sulmoje kundershtaret, por ne momente te caktuara humbet perqendrimi dhe ekuilibri. Deri tani besoj se jemi mire dhe kam besimin se shum shpejt ne do te rikthehemi tek fitorja qe eshte edhe nje nga armet me te forta qe ky klub ka patur ne historine e tij, ndaj ne duhet te fitojme, por ka faktore te ndryshem qe pengojne. E rendesishme eshte qe ne te luajme ne menyren tone ne cilesine e lojtareve qe ne kemi.

Cfare prisni nga ndeshja me Kastriotin?

Kastrioti eshte nje skuaderme shume se simpatike, ka elemente me shume experience Brenda. Jane nje skuader pragmatiste. Te mundohemi te zhvillojme ndeshjen dhe te marrim maksimumin nga ajo. Ne shkojme perballe Kastriotit me objektiva te qarte. Tirana kudo qe te shkoje do te pretendoje te fitoje cdo ndeshje. Natyrisht qe Brenda ka dhe faktore te tjere, nuk dua te them fati pasi fatin e ben njeriu dhe ate qe do japesh, ate mund te marresh. Eshte e bukur kur mendon qe Kastrioti ka kater ndeshje ku nuk ka humbur asnje dhe ne jemi me gjysmen e pikeve. Kjo na tregon se do te perballemi me nje skuader qe do ten a sulmoje. Ne fund te fundit ne jemi Tirona, ne do ta zhvillojme ndeshjen dhe ritmin do ta mbajme ne.

Keni thene qe keni pare gjera positive tek kjo Tirane, por cfare e mundon per te arritur tek fitorja?

Duhet ten a vijne te gjithe lojtaret. Kjo eshte shume e rendesishme. Ne momentin qe do ti kemi te gjithe lojtaret une mendoj se Tirana do te behet e papermbajtshme. Deri sa te vije ajo dite ne do te mundohemi te marrim maksimumin me grupin qe kemi. Mos te harrojme qe jemi ne nje situate te veshtire, jo vetem ne por e gjithe bota, e sidomos futbolli.
Ne kete kohe pandemia ka veshtiresi te medha. Mungesa e tifozeve  qe per Tiranen ka shume rendesi dhe jane nje force shume e madhe per kte klub dhe kete skauder. Le nje boshllek te madh por duhet te presim. Objektivat madhore nuk jane afatshkurtra por afatgjate.

Prurjet nga akademia, rastet me te verteta dhe me te shpejta jane djemte qe dolen kampione. Celhaka, Ismajlgeci, jane lojtare qe jane mungese e madhe per ne, Muci gjithashtu. Akademia po punon mire dhe eshte e lidhur ngushte me projektin qe kerkon edhe skuadra e pare. Te dyja paralelisht do te mundohemi qe ti zhvillojme.

Si eshte gjendja e Bathes, Ismajgecit, Celhakes dhe e Najdovskit?

Besoj qe Batha eshte mire, po rritet nga ndeshja ne ndeshje. Ai eshte lideri dhe kapiteni I kesaj skuadre. Besoj qe eshte munduar te japi dicka me shume se cmund te jape ne keto momente. Kam mendur I kenaqur nga perfundimet e te dyja ndeshjeve, me shpirtin dhe agresivitetin sportive qe e percolli dhe tek nje pjese e lojtareve. Najdovski ka disa probleme, gje qe do ta shohim sot pas steritjes se fundit se cfare do te bejme. Ndersa Celhaka, shpresojme te filloje te stervitet javen e ardhshme me grupin sepse eshte nje element I rendesishem I klubit tone por edhe me elementet qe kemi ne besojme se po punojme mire, ata po luajne mire, po japin maksimumin dhe shume shpejt edhe ata do te shijojne fitoren e pare.

A e mendoni derbin?

Te jem I sinqerte, jo vetem une por cdo njeri mendon per derbin, por une shoh ndeshjen e rradhes. Perballe kemi nje skuader qe eshte e etur, ka deshira te medhaja dhe entuziazem. Duhet ta perjetojme kete ndeshje, ta luajme mire dhe ne fund fare pasi te mbarojme atehere themi me plot gojen qe te shohim derbin me Partizanin. Per momentin lojtaret duhet ta harrojne dhe te mednojne vetem ndeshjen e rradhes. Nuk eshte thirrje, por mendimi I nje njeriu qe ka luajtur shume ne kampionatin shqiptar dhe e di se si perjetohen keto ndeshje.