Dejan Blazhevski i hapi udhë suksesit të Tiranës në ndeshjen me Luftëtarin. Për “Gol pas Goli” në “Supersport” ai u shpreh i lumtur për golin, por e rëndësishme është që skuadra të fitojë.

Goli i parë pas 3 ndeshjesh jo shumë të qeta…

Ndihem mirë pasi shënova, por më e rëndësishme është që morëm një fitore të rëndësishme. Nuk e kemi nisur mirë, 3 ndeshje dhe vetëm 1 pikë. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe ja arritëm. Jam shumë i lumtur dhe dua të falënderoj lojtarët pasi nëse nuk do më pasonin nuk do të shënoja.

Lojtari i ndeshjes…

Do më shihni më shpesh si lojtari i ndeshjes, por më vlerë ka suksesi i skuadrës.

Diferenca mes kampionatit shqiptar dhe atij maqedonas….

Kam luajtur vetëm 4 ndeshje, por kam parë më parë ndeshje të Superiores. Është një kampionati shumë i fortë. Vardari dhe Shkëndija janë më mirë se skuadrat e tjera në Maqedoni, ndërsa këtu niveli është më i lartë. Këtë gjë e dëshmojnë dhe rezultat e ngushta.

Objektivi i Tiranës?

E di historinë e Tiranës. Kam qenë i informuar para se të firmosja. Është një klub shumë i madh, mund ta krahasoj me Vardarin. Objektivi minimal është që të arrijmë Europën, edhe pse ne synojmë titullin, pasi presioni është shumë i madh edhe nga tifozët.

Festimi…

Erdhi natyrshëm. Hasani e kam shok dhome dhe para ndeshje kishim një bisedë se kush mund të shënonte.

Si ndiheni në Tiranë?

Ndihem mirë në Tiranë, pasi kam dhe familjen. Edhe me shokët e skuadrës po kaloj mirë. Berisha është mik i vjetër, pasi jemi të dy nga Shkupi.

SHPËRNDAJE