Tirana nisi dhe rrugetimin e gjate ne Kupen e Shqiperise ku do te perpiqet te mbroj trofeun e fituar ne sezonin e fundit. Bardheblute kaluan jo pa veshtiresi ndeshjen e pare ne transferte perballe Beses, fale dy goleshit te shenuar nga kapiteni Erando Karabeci.

Ne minuten e 29’, te paret qe kaluan ne avantazh ishin vendasit qe gjeten golin me ane te Perjes nderkohe qe Tirana vetem dy minuta me vone fitoi nje 11-metersh me Yunus dhe barazoi me ane te Karabecit nga pika e bardhe.

Pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim ndersa ne te dyten bardheblute kane kerkuar me cdo kusht golin e fitores. Ne minuten e 67’, Yunus sherben serish per Karabecin qe brenda zones godet sakte dhe realizon golin e dyte dhe te fundit te takimit. Ndeshja e kthimit do te zhvillohet pas dy javesh ne stadiumin “Selman Stermasi”.

SHPËRNDAJE