
Bëhu pjesë e klipit të “100-Vjetorit”
KF Tirana në kuadër të organizimeve për 100 vjetorin e krijimit të klubit, hap audicionet për videoklipin Tirana 100 vjet.
Ftojmë të gjithë sportdashësit të bëhen pjesë e xhirimeve të videoklipit të këngës së këtij viti jubile.
Të interesuarit për t’u bërë pjesë e këtij projekti artistik i mirëpresim pranë zyrave të Stadiumit “Selman Stermasi” në datat 1 dhe 2 Korrik nga ora 10:00-14:00, si dhe nga ora 17:00-19:00. #jemitirona