Batha: “Nuk ka rëndësi kush shënon golin, rëndësi ka të marrim fitoren. Duhet të japim maksimumin përballë cdo kundërshtari.”
Kapiteni Idriz Batha u shpreh sot përballë mdiave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Laci-Tirana. Ai u pyet për gjendjen e skuadrës, motivimi I lojtarëve dhe objektivat e tij si kapiten por edhe të gjithë skuadrës. Mëposhtë deklarata e plotë e tij:
Përballë Lacit do të jetë ndoshta një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit në këtë moment që jeni?
Sigurisht në momentin që ndodhemi ëahtë sfidë e rëndësishme dhe duke parë që jemi përballë Lacit, një ekip I cili po bën shumë mirë aktualisht dhe është një ndër ekipet më në formë, e bën një nga sfidat më të vështira për ne.
Ju si kapiten si I keni motivuar lojtarët e tjerë?
Këtu nuk ka nevojë për motivim. Të gjithë e dimë rëndësinë dhe peshën e fanellës së Tiranës, e dimë që duhet të japim maksimumin dhe të fitojmë përballë cdo kundërshtari që ka ngelur.
Me Lacin keni shënuar një super gol, a jeni karikuar për të shënuar një tjetër?
Shpresoj që të ndodhë sërish. E rëndësishme është të fitojmë, pastaj se kush shënon pak rëndësi ka.
Tirana ka patur luhatjet e veta, a mund të themi se nuk është sezoni më I mirë I mundshëm?
Sigurisht, situata flet vetë, nuk është sezoni më I mirë I Tiranës, por e kemi thënë disa herë që kemi pasur edhe probleme fizike me disa lojtarë, përfshirë këtu edhe veten dhe nuk ka patur lojtarë të tjerë të gatshëm pasi edhe merkatoja nuk ishte ajo që prisnim, por gjithsesi me kontigjentin që kemi I kemi mundësitë për të ecur akoma më shumë.
Tirana shkon në Lac gjithmonë për të fituar edhe kur është e vështirë dhe kundërshtari është në vend të parë?
Tirana ka si synim fitoren cdo vit dhe përballë cdo kundërshtari aq më tepër që këtë sezon, ky kampionat ka treguar që nuk ka ekipe pretendente. Kemi parë cudira nga më të ndryshmet ku ekipet e vendit të fundit kanë fituar me ekipet e vendit të parë.
Presidenti Halili është shprehur se nëse nuk fiton titullin nuk e do as Europën, ju si lojtar mendoni kështu?
Jo, nuk mendoj kështu. Sigurisht që po të na pyesni të gjithë lojtarëve, duam që të jemi kampionë cdo vit, por duke parë vështirësitë që po kalojmë edhe Europa në synimet tona.