“Neser luajme me Pogradecin dhe eshte ndeshja e fundit per kete vit ne shtepi. Kundershtari meriton vleresim maksimal, pasi kane treguar se dine te luajne futboll te mire. Kupa?! Ndeshja ne Shkoder per ne kishte vlere vetem per kualifikim dhe jo per hakmarrje, pasi Kupen e shohim si nje mundesi per te treguar vlerat tona perballe skuadrave te Superiores. Ne tunel pati tension mes lojtareve dhe kryesisht mes te huajve. Kjo gje beri qe te nderhynte edhe policia qe te them te drejten e kaloi cakun. Megjithate jane episode qe i kemi lene pas. Rendesi ka qe e kaluam turin dhe tashme nuk na mbetet gje vecse te shohim me tej. Merkato? I kam degjuar zerat per nje largim timin, por sikunder dihet jam nen kontrate me Tiranen. Jam i fokusuar vetem ketu. Plus marreveshjes me shkrim, me lidh edhe nje kontrate morale me Tiranen, qe ta rikthejme sa me shpejt aty ku i takon. Tani mendjen e kemi te kampionati, pasi duam qe te marrim maksimumin ne dy ndeshjet e fundit te 2017-es”.

SHPËRNDAJE