Arhan Isuf në fjalët e para si pjesë e bardh’ e bluve

Arhan Isuf në fjalët e para si pjesë e bardh’ e bluve u shfaq tepër optimist për sukseset në këtë edicion duke shprehur bindjen se do arrijë ta konkretizojë me trofe dhe sukses  pjesëmarrjen në Europë. Përpara se të më vinte ftesa për të qenë pjesë e Tiranës  nuk kisha dëgjuar, por u dashurova kur pashë tifozerinë dhe historinë e klubit bardheblu citoi ai.

“Unë vij nga Bullgaria dhe ftesa për të qënë pjesë e KF Tirana ishte një mundësi shumë e madhe. . Për mua është diçka e re, për më tepër që dua të ndryshoj disa gjëra në jetën time. Tirana është një sfidë e re për veten dhe karrierën sportive. Kam ardhur në një skuadër shumë të madhe, me një tifozëri të jashtëzakonshme dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithëve atyre që bënë të mundur këtë transferim”.