
Ardian Mema: Teuta është një skuadër e fortë
Fitorja me Luftëtarin – “Ne kemi fituar në fushë. Statistikat tregojnë se ne kemi bërë shumë pasime, por nuk kemi kërkuar thellësi drejt portës dhe kjo nuk solli golin nga ana jonë, por me një gabim të kundërshtarit. Ishim Superiorë në çdo aspekt”.
Ndeshja me Teutën – “Duhet të shoh në televizor ndeshjen që ka fituar Teuta, sepse ka rëndësi si e fiton një takim. Ama, Teuta është një skuadër shumë e fortë. Vjet ka qenë mes tri të parave dhe nuk e ka humbur atë forcën e shkëlqimin, si për sa u përket lojërave dhe grupit që ka këtë sezon”.
Objektivi titull – “Tirana është mësuar me titullin edhe pse ka 10 vite pa titull. Tirana ka 100 vjetorin dhe për këtë duhet të bëjmë më të mirën, por nuk fitohet vetëm duke thënë se është 100-vjetori. Ndeshjet duhet të merren hap pas hapi”.
Andi Lila – “Andi do të jetë pjesë e Tiranës. Nuk flas dot për formën tani, pasi ekipi do të rritet edhe më shumë sepse kam një skuadër me lojtarë me eksperiencë”.
Rreshtimi i skuadrës – “Formacioni nuk do të jetë gjithmonë i njëjti. Ndoshta Ngoo dhe Dunga do t’i shohim gjatë gjithë sezonit, por Hasani është numri 10 dhe nga sezoni i kaluar, e vështirë ta ndërroj. Unë shpresoj që nesër të ketë edhe më shumë tifozë”.
Tri ndeshje për një javë – “Për futbollin shqiptar nuk është mirë që të luajë brenda një jave tri ndeshje. Është federata që e ka vendosur një gjë të tillë. Do të luajë Kombëtarja, por megjithatë ne do të përgatitemi sipas kalendarit”.