Donit Partizanin në debutim, por a është momenti i duhur për derbin?
E thashë kur erdha, pasi doja të jepja një mesazh për lojtarët: dua të bëj ndeshje të forta, si derbi me Partizanin. Është një ndeshje me histori të madhe dhe përcjell mesazh te lojtarët. Edhe kur kam qenë futbollist, i doja ndeshjet e forta.

Gati për të fituar derbin?
-Çdo gjë varet nga futbollistët, por edhe nga unë. Bashkë me lojtarët e shohim si ndeshje radhe, edhe pse ka peshën e vet. Lojtarët duhet të bëjnë detyrat, si në çdo ndeshje. Karikimi për këtë ndeshje është. Tre pikë vlen Partizani, si çdo ekip tjetër.

Ardian Mema

Derbi pa tifozë?
-Që kur lashë futbollin, tifozët kanë dhënë spektakël dhe ne nuk e kemi shijuar. Më shumë ka pasur spektakël në shkallë. Ata kanë luajtur më mirë se lojtarët. Shpresojmë që spektakli këtë herë të jetë në fushë.

A do ketë ndryshime në formacion, veçanërisht në mbrojtje?
-Ka ndryshime të vogla. Mbrojtja do jetë njëlloj, mund të lëvizim gjatë lojës. Po të shikojmë golin ndaj Skënderbeut, e pësuam në goditje standarde. Aty marrin pjesë edhe mesfusha e sulmi. Ishte vendosje jo e mirë e gjithë grupit.

Problemet te Partizani, a e favorizon Tiranën?
-Çdo lojtar ka peshën e vet, Hoxha është një ndër portierët më të mirë. Ky presion është te Partizani, u mungon një titullar. Duhet të veprojmë mirë para portës, qoftë me Albanin, apo me tjetrin. Kjo është pjesa ime e punës, duke mos marrë në konsideratë kush luan në portë.

Lojë e keqe dhe fitore?
-Nuk ka trajner që nuk do që ekipi të luajë mirë. Kemi bërë mirë në lojë, por nuk mjafton. Po pres rezultatet, unë edhe futbollistët. U bë kohë e gjatë pa fituar. Na ka munguar një fitore. Do ishte kënaqësi po të fitojmë në derbi.

Çfarë i mungon këtij grupi?
-Nuk bëj dot analiza para ndeshjes. Futbollistët duhet të përgatiten në aspektin psikologjik dhe të jenë gati për 90 minuta. Kjo pyetje mund të bëhet në një moment të dytë. Nuk e them dot tani.

Do te sulmoni me gjysmë sulmues?
-Nuk kam deklaruar se si do luaj dhe ju nuk mund ta dini. Strategjia është ndryshe për çdo ndeshje. Nuk mund të them se si do sulmojmë. Kemi pasur raste, puna e trajnerit është ta çojë ekipin te porta dhe të jetë agresiv para portës. Me këtë gjë kam punuar me skuadrën.

Gentian Muça do jetë gati për skuadrën?
-Do jetë pjesë e stafit, jo në lojë. Uroj të shërohet shpejt, nuk është gati për lojë. Ai është faktor i rëndësishëm në ekip. Është një njeri të cilin e kam njohur shumë shpejt. Ruan ekuilibrat dhe do jetë pjesë e stafit.

Me një pikë në derbi, a komplikohet  situata në renditje?
-Dëshira është të fitojmë. Në futboll njihen të tria rezultatet. Nuk parashikoj dot si del ndeshja nesër. Ne merremi me ata që luajnë, ky është subjektiviteti ynë si trajnerë.

Sulmi, sulmi, por mbrojtja nuk ka qenë e mirë?
-Në futbollin e sotëm blloku është i rëndësishëm. Një lojtar analizohet edhe në lëvizjet që bën individualisht, në repart dhe në bllok. Këto bëjnë diferencat në lojë, pozitivisht apo negativisht. Në janar mund të shikojmë për lojtarë të tjerë. Kemi nisur të shohim, por nuk është presion për lojtarët që kemi. Duhet konkurrencë, kush ta meritojë të luajë. Fanellën nuk ta jep Ardian Mema. Tani e kemi mendjen te ndeshja.

SHPËRNDAJE