Sulmi dhe çështja Ngoo?
“Kam bërë stërvitje me dyer të mbyllura dhe nuk më vjen mirë që tregohet gjithçka që unë kam bërë. Megjithatë çdo ndeshje ka specifikën e vet dhe nga njëra ndeshje në tjetrën do ketë ndryshime, pasi ndryshojnë manovrat sulmuese dhe mbrojtëse.

Nuk jam i qartë si do të veprohet me Ngoo. Çdo lojtar do largohet nëse do shfaqë sjellje jo të hijshme. Nuk kam asgjë personale me asnjë, çdokush duhet të jetë i disiplinuar. Një lojtar, nëse nuk është i disiplinuar jashtë fushe, nuk mund të jetë as taktikisht në fushë. Kjo është çështje e mbyllur përsa i përket rregullave të mia dhe klubit. Unë jam trajner dhe dua disiplinë. Kam rregullat e mia. Për momentin ai nuk është në planet e mia”.

Ndeshja me Flamurtarin?
“Po shkonte çdo gjë sikur e kishim parashikuar. Gabimet të ndëshkojnë, nuk kisha çfarë ti thoja ekipit për interpretimin e ndeshjes. Ishim mirë. Episodet të ndëshkojnë, duhet përqendrim që gabimet të jenë të vogla për të arritur objektivin për ta fituar ndeshjen. Nuk fitohen ndeshjet me gabime. Kundërshtarët janë të gatshëm të lexojnë situatat e këqija dhe të shënojnë golin. Ishin një ose dy mundësi që ia dhamë Flamurtarit për të shënuar. Pjesa tjetër e lojës foli për ne. Loja më jep garanci për ndeshjet e radhës”.

Ndeshje kunder Kamzës?
“Është ekip i fortë, kemi diskutuar me lojtarët. Duhet përqendrim. Koha është e shkurtër, rikuperimi dhe përgatitja e ndeshjes po bëhen në një kohë të pakët. Do e trajtojmë me video dhe mendoj se ekipi do të jetë në gjendje ta përballoje këtë ndeshje. Në do të shkojmë për ta fituar ndeshjen. Nuk e mendoj humbjen. Nëse ndodh do të mendoj si për vete dhe për lojtarët”.

Nevoja për ndërhyrje në merkato?
“Në momentin që kam ardhur kam konstatuar menjëherë problemet që ka pasur ekipi. Më shumë jam fokusuar tek ana psikologjike se si do të veprojmë me lojtarët. Siç e kam thënë dhe më parë, në këtë moment trajneri duhet të përshtatet me grupin që ka, pastaj pas merkatos së janarit është një moment i dytë se ku do ndërhyhet. Pjesa e parë, si e imja ashtu dhe e klubit, është që të dalim nga kjo situatë shumë e keqe, sepse nuk jemi në një pozicion të mirë. Ky është hapi i parë dhe më pas do të shohim si do të shkojnë gjërat. Për mua janari është larg, nuk është afër. Duhet të ndërhyjmë. Rezultatet të bëjnë që të rritesh, por na duhet që të ndërhyjmë për të arritur objektivat”.

Ndryshimet në formacion?
“Ne jemi të limituar me lojtarë. Kemi 18 futbollistë, pasi pjesa më e madhe janë të dëmtuar”.

Gjendja fizike tek lojtarët?
“Edhe gjendja fizike ishte problem, pas dy seancave stërvitore mendova që ta fus pak në ngarkesë ekipin dhe ishin 2-3 ditë me ritëm të lartë. Pashë probleme fizike dhe kjo është një fakt për ta parë dhe për të punuar në vazhdimësi në këtë pjesë”.

Mundesia per të aktivizuar Ernest Muçin?
“Klubi ka në gjirin e vet dhe lojtarët e perspektivës. Një klub bazohet te lojtarët me eksperiencë dhe te lojtarët e rinj dhe me perspektivë. Kështu bëhet gjithnjë gërshetimi, edhe në kohën kur unë isha futbollist. Muçi është një lojtar shumë i mirë, por momenti nuk është i volitshëm si për të ashtu dhe për mua, për të parë se çfarë mund të bëj me të, ashtu si dhe për disa futbollistët tjerë, të cilët luajnë me moshat e Kombëtares dhe janë me shumë perspektivë. Është momenti i vështirë, pasi nuk kam shumë mundësi për të bërë aventurë, por nuk është se do na sjellë ndonjë problem. Megjithatë, në të ardhmen edhe ai mund të luajë dhe mund të jetë pjesë e grupit, pasi është një lojtar me shumë cilësi”.

SHPËRNDAJE