Ardian Mema
Ardian Mema

DEKLARATA E PRENGËS – Luajmë në fushën tonë dhe në fushën tonë, jo vetëm Tirana, por dhe ekipet e tjera nuk kanë çfarë kërkojnë? “Këto janë deklarata, përmes të cilave ndoshta trajneri kundërshtar mundohet të motivojë ekipin e vet. E kemi thënë edhe për vete këtë, që nuk fitohet me deklarata. Varet se si futbollistët interpretojnë në fushë. Varet se si një ekip mund të fitojë. Nuk merrem me pjesën e deklaratave”.

GJENDJA E SKUADRËS – “Ekipi ka pasur entuziazëm dhe kemi punuar mirë. Jam i gëzuar për këtë pjesë, sepse motivimi e kënaq një trajner. M’i prish pak planet ardhja e trajnerit të ri te Laçi, sepse ishim përgatitur sipas ish-trajnerit. Çdo trajner ka filozofinë e vet dhe do të ndryshojë diçka tek ekipi, sikurse kur erdha unë te Tirana dhe doja të ndryshoja dhe të fusja filozofinë time të lojës”.

FORMACIONI – “Do kemi ndryshime të vogla, por edhe në sistemin e lojës. Sistemi nuk sjell fitore, por interpretimi. Lojtarët duhet të përgatiten disa sisteme, sepse dua ta përgatis ekipin pasi ka ardhur trajner i ri te Laçi. Ndryshimet janë edhe taktike, por edhe mungesash. Secili do marrë masat para ndeshjes, të organizohemi mirë dhe të përballojmë lojën sipas dinamikës”.

Ardian Mema
Ardian Mema

RËNDËSIA E NDESHJES – “Është një ndeshje delikate, Laçi vjen nga një humbje. E ndoqa në Vlorë dhe në Shqipëri nuk ka ekipe të pakalueshme. Përqendrimi dhe puna gjatë javës dhe në ndeshje është vendimtar”.

VAZHDIMËSIA –  “Do shpresoja për këtë pjesë, e kam thënë gjatë analizave të kësaj jave që duhet t’i kthehemi ndeshjeve dhe rezultateve pozitive. Nuk mund të fitosh po nuk luajte mirë. Lojëra ka pasur, por duhen rezultate. Ato e mbajnë ekipin në tonus dhe sjellin harmoninë brenda skuadrës”.

NGO – “Me Majkëll jam marrë vesh, kemi biseduar. Madje më është vetë-afruar. Kemi folur ngrohtë me njëri-tjetrin, çdo gjë është lënë pas. Kjo është gjëja më e mirë me të gjithë, për mua, ekipin dhe klubin. Duhet të shohim përpara.

DY NDESHJET E FUNDIT – “E kam thënë që në fillim se pikët janë ato që të mbajnë. Ke entuziazëm tjetër kur i ke pikët. Nuk mund të deklaroj se do të fitoj nesër, apo në vazhdimësi. Është futboll dhe janë tre rezultate. Duhet që lojtarët të japin maksimumin në fushë që të rikthehet entuziazmi”.

Ardian Mema
Ardian Mema
SHPËRNDAJE