Mesfushori Alked Çelhaka eshte prezantuar sot ne ambientet e klubit duke nisur keshtu zyrtarisht aventuren e re me Tiranen. Futbollisti 23 vjecar ka firmosur per tre vite bardheblu dhe do te jete nje perforcim i vlefshem per skuadren. Celhaka sezonin e kaluar ka luajtur tek Laçi nderkohe qe prej nje muaji ka qene nen urdhrat e trajnerit Ze Maria. “Jam i lumtur qe jam pjese e klubit me te madh ne Shqiperi. Kam ardhur ketu te tregoj vlerat e mia. Falenderoj stafin dhe presidentin per besimin dhe mbeshtetjen. Do bej maksimumin qe te mos i zhgenjej. Falenderoj cunat e ekipit per mikpritjen. Ndihem shume mire dhe eshte fat per ne lojtaret e rinj qe kemi ne skuader futbolliste me eksperience si Lika dhe Karabeci. Ta cojme Tironen aty ku i ka hije”, ka deklaruar Celhaka per faqen zyrtare te KF Tiranes.

SHPËRNDAJE