Portieri i talentuar Alessio Abibi eshte zyrtarisht pjese e KF Tiranes. Futbollisti 20-vjecar eshte bashkuar me skuadren qe ne muajin gusht, por vetem sot eshte bere i mundur regjistrimi i tij konform afateve. Abibi eshte federuar me Tiranen B, nderkohe qe do te kete mundesi te luaj prej javes se ardhshme me skuadren e pare. Abibi ka firmosur nje kontrate 3-vjecare dhe shihet si nje investim i vlefshem per te ardhmen. Ne te shkuaren ai ka luajtur ne Itali me Pescaren dhe ne Spanje me skuadren e Club Deportivo Eldense. KF Tirana i uron suksese futbollistit me fanellen bardheblu.

SHPËRNDAJE