KF Tirana nis nje fushate te re abonimesh sezonale per tifozet bardheblu. Gjithashtu, cmimet e biletave per sezonin 2018-2019 jane paracaktuar. Aboneja do te jete e vlefshme per te gjitha ndeshjet e kampionatit dhe Kupes se Shqiperise qe KF Tirana luan si pritese ne stadiumin “Selman Stermasi”. Ne total jane te pakten 20 ndeshje ne impiantin bardheblu. 

Duke nisur nga data 10.08.2018, te gjithe tifozet e interesuar mund te kontaktojne ne numrin e telefonit 0035544508874 (email: [email protected]) per te perzgjedhur vendin e tyre ne stadium dhe aplikuar per tu pajisur me abone sezonale.

Duke paracaktuar cmimet e biletave, nxjerre ne shitje abonete sezonale dhe hapur sportelet e biletarise prane stadiumit “Selman Stermasi”, klubi kerkon te lehtesoje sa me teper hyrjen dhe akomodimin e tifozeve ne shkallet e stadiumit per sezonin e ri futbollistik.

Cmimet e aboneve
Tribuna VIP – 50 000 leke te reja
Tribuna A, B – 15 000 leke te reja
Tribuna Tribuna D, E, F, G, C – 5 000 mije leke te reja

Cmimet e biletave sezonale
Tribuna A, B – 1000 leke te reja
Tribuna D, E, F, G, C – 300 leke te reja
Tribuna H (sektori mik) – 300 leke te reja

Cmimet e biletave ne ndeshjen Tirana – Partizani
Tribuna A, B – 2000 leke te reja
Tribuna D, E, F, G, C – 400 leke te reja
Tribuna H (sektori mik) – 400 leke te reja

SHPËRNDAJE