Abone bardheblu

Ka nisur fushata për abonete sezonale. Klubi ju fton të zgjidhni vendin tuaj në të gjithë sektoret e stadiumit. Kjo abone sezonale përfshin të gjitha ndeshjet që  Tirana do të luaj në shtëpi.
Kërkesa për abone këtë sezon është e lartë ndaj ju ftojme të nxitoni për të vendosur ju vendin tuaj në tribuna.
Gjithashtu klubi ka propozuar dhe kërkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit, zgjidhje për të mos dënuar mbylljen e stadiumit dhe mos të ketë dënime kolektive, propozim për të cilin është marrë një përgjigje pozitive.
Të gjithë tifozet e interesuar mund të kontaktojne në numrin e telefonit ‪+35544508858‬ (email: bileta@t-ticket.al) për të përzgjedhur vendin e tyre në stadium dhe aplikuar për tu pajisur me abone sezonale.
Duke paracaktuar çmimet e biletave, nxjerrë në shitje abonete sezonale dhe hapur sportelet e biletarise pranë stadiumit “Selman Stermasi”, klubi kërkon të lehtësoje sa me tepër hyrjen dhe akomodimin e tifozeve në shkallët e stadiumit për sezonin e ri futbollistik.
➡Çmimet e aboneve
Tribuna VIP – 50 000 Lekë të reja
Tribuna A, B – 15 000 Lekë të reja
Tribuna Tribuna D, E, F, G, C – 5 000 Lekë të reja
➡Cmimet e biletave sezonale
Tribuna A, B – 1000 Lekë të reja
Tribuna D, E, F, G, C – 300 Lekë të reja
Tribuna H (sektori mik) – 300 Lekë të reja
➡Cmimet e biletave ne ndeshjen Tirana – Partizani
Tribuna A, B – 2500 Lekë të reja
Tribuna D, E, F, G, C – 400 Lekë të reja
Tribuna H (sektori mik) – 400 Lekë të reja