Press C. Bledi Shkëmbi pas ndeshjes miqësore ndaj FC Ballkani

Ndeshja e sotme më bën të ndihem pak më i kënaqur, ishte më ndryshe nga testi I parë miqësor i zhvilluar para pak ditëve ndaj Shkëndijes, cka tregon një rritje në lojë, ajo të cilën prisnim të reflektohej dhe në këtë takim të dytë të zhvilluar ditën e sotme ndaj FC Ballkani.
Lojtaret e aktivizuar ishin me te mire fizikisht , ndonese per te perballuar 90 minutat standard te lojes jemi ende larg. Morëm sinjale pozitive, sidomos në pjesën e parë por dhe nga disa prej të rinjve të aktivizuar në pjesën e dytë.
Rreshtimi taktik në fushë në ndeshjen e sotme ishte I ndryshëm nga ai I ndeshjes së pare por mendoj që diferencën e bëri ana fizike e shfaqur sot.
Faza përgatitore është thelbësore për nisjen e kampionatit, djemtë po stërviten mire dhe çdo ditë po shfaqin shenja përmirësimi në gjendjen e tyre.
Fatmirësisht gjendja është e mirë, nuk kemi asnjë lojtar të dëmtuar çka na bën të jemi më besimplotë për ndeshjen e dates 11 Korrik ndaj Torpedo Kutaisi për UEFA Europa Conference League.