Press Conference 18/12/2021 / KF Tirana-FK Teuta

Trajneri Orges Shehi foli sot perpara kamerave ne prag te sfides Tirana-Teuta qe do te luhet diten e neserme ne 19:45 ne stadiumin “Air Albania”. Tekniku bardheblu u pyet per sfiden e rradhes, gjendjen e skuadres dhe levizjet e merkatos. Meposhte deklarata e plote e trajnerit:

Cfare duhet te beje skuadra ne ndeshjen e ardhshme per te kthyer rezultatin por jo vetem?- Unë mendoj që futbolli është provim javë pas javë. Kur provimin e fundit nuk e bën mirë, përqendrohesh me gjithë forcat dhe impenjimin të bësh mirë provimin e radhës, që është ndeshja me Teutën. Duhet të ndryshojmë, si në mënyrë loje por edhe sa i përket rezultatit, sepse në Laç asnjëra nga të dyja nuk ishte në favorin tonë.

Ndjeni presion pasi nje gabim i juaj mund ti kushtoi kreut?- Nuk mendoj që grupi dhe fryma e skuadrës ka presion, sepse ka edhe shumë javë e shumë pikë në lojë. Kampionati është një maratonë e gjatë, do ketë ndalesa për të gjithë skuadrat. Është një ndeshje nesër që do duam të marrim maksimumin për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive, por pikët do vijnë edhe me lojë.

Si e shihni perballjen me Teuten edhe pas rikthjimit te trajnerit Martini?- Ndeshje e luftuar, e fortë me të gjithë komponentët e saj. Nuk përbën ndryshim trajneri, pasi i njëjti trajner kthehet, ka punuar rreth dy vite te Teuta dhe ka pasur sukses. Nesër do të bëjmë detyrat për të dalë fitimtarë.

Gjendja fizike e lojtareve?- Xhixha na kthehet pas një periudhe relativisht të gjatë. Do mendojmë deri në fund nëse do luajë nga fillimi apo do jetë në stol, por rëndësi ka që është rikthyer në stërvitje me skuadrën. Kemi humbur Najdovskin në Laç, një lojtar i rëndësishëm për ne. Mungesat do të jenë Përgjoni dhe Najdovski.

Totre te Shkëndija? Nuk frikësohemi aspak, Totre është lojtari ynë, ka kontratë 2-vjeçare. Kam qenë ndër të parët që kam kërkuar afrimin e tij në skuadër, ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Janë fjalë merkatoje, nuk ka asgjë të vërtetë.