Bardheblute do te lene neser Shqiperine ne oret e para te mengjesit per te zhvilluar fazen pergatitore ne Antalia. Me ekipin sot jane bashkuar sulmuesit Moktar Cise dhe Ifeyani Ede, nderkohe qe Moise dhe Merveil do te bashkohen me skuadren ne Turqi. Trajneri Mirel Josa ka nisur te shtoj ngarkesat ne stervitje nderkohe qe ne axhenden e diteve turke jane programuar dy ndeshje miqesore.

Ekipi do te jete i plote ne ditet stervitore ne Turqi dhe trajneri Mirel Josa do te kete mundesi te bej gati skuadren per pjesen e dyte te sezonit. Gjate diteve pergatitore ne Turqi, Tirana do te zhvilloj dy ndeshje miqesore. Ne daten 12 janar, bardheblute do te perballen me skuadren nga Kazakistani FC Akzhaik, ndersa ne daten 15 janar me skuadren nga Azerbaxhani Shamkir FC.

SHPËRNDAJE