Futbolli shqiptar dhe familja bardh’ e blu kanë humbur një personalitet të madh që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe të vyer për Kombëtaren dhe klubin e futbollit Tirana.
Ish-mesfushori Osman Mema, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare dhe lë pas kujtime të jashtëzakonshme si lojtari më i dekoruar tek bardh’e blutë si shtatë herë kampioni i Shqipërisë.
Mema, një nga pinjollët më të famshëm së dinastisë Mema, është përcjellë sot për në banesën e fundit nga ajo që ishte shtëpia e tij e dytë. Homazhet për ikonën e futbollit shqiptar, Osman Mema u kryen në hollin e stadiumit “Selman Stërmasi”.
KF Tirana i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mema, të afërmve dhe miqëve të tyre për këtë humbje të madhe.
Emër që nuk do të harrohet! Përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona!
Ish-mesfushori Osman Mema, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare dhe lë pas kujtime të jashtëzakonshme si lojtari më i dekoruar dhe që fitoi gjithçka në futbollin shqiptar.
Mema është përcjellë sot për në banesën e fundit nga ajo që ishte shtëpia e tij e dytë. Homazhet për ikonën e futbollit shqiptar, Osman Mema u kryen në hollin e stadiumit “Selman Stërmasi”.
Mema doli nga akademia e Tiranës dhe me fanellën bardheblu arriti të fitonte gjithçka në kampionatin shqiptar. Dinastia Mema ka qenë e lidhur gjithmonë me ngjyrat bardheblu dhe do të vazhdojë të ketë një lidhje të ngushtë.
KF Tirana i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Memës e miqve të tij.

