Julian Ahmataj | Press Conference 04/11/2023 Skënderbeu-Tirana

Trajneri Julian Ahmataj foli sot para mediave në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut. Trajneri u ndal te mungesat si edhe te kundërshtari.

Mungesat? Kemi mungesa por kemi edhe lojtarë të tjerë në rikuperim ose me dëmtime dhe nuk e di nëse do të jenë. Por skuadra ka forca për të përballuar ndeshjen dhe ka lojtarë me cilësi në përbërjen e saj.

Formacioni? Eksperimente nuk do të ketë. Do të jenë të njëjtët lojtarë, si të rinjtë ku bën pjesë edhe Qefalija. Janë pjesë e rëndësishme e skuadrës për t’i dhënë ndihmë ekipi kur ka nevojë.

Skënderbeu? Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Secila ka rëndësinë e saj. Skënderbeu ka elementë të rinj dhe të vë në vështirësi.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App