Ze Maria: Neser do te shihni nje Tirane ndryshe

Rikthimi i Gentian Muçës?
“Rikthimi i tij është i rëndësishëm, na ka bere të gjithëve te lumturuar . Ai është emblemë e ekipit dhe na vjen mirë që e kemi pranë, pasi ka kaluar problemin shendetsor që kishte. Në aspektin sportiv mund të them se ka filluar përgatitjet me grupin, por i duhet kohë, rreth 1 muaj e gjysmë të marrë veten.”

Fitorja ne Kupe?
“Fitorja ne Kupë na ndihmon në takimin e nesërm sepse çdo fitore është pozitive për vazhdimësinë. Na ndihmoi për humorin e ekipit.”

Deklarata e Tifozëve?
“Jam i lumtur që tifozët janë rikthyer në stadium. Ata më treguan se çfarë mund të bëjnë për këtë skuadër. Duhet të tregojmë respekt për Luftëtarin. Nesër duhet të vijnë dhe të shohin se çfarë do të bëjnë djemtë.”

Formacioni i ndryshem ne 4 takime?
“Në 4 ndeshje u është dhënë mundësia të gjithëve. Ata thjesht duhet të jenë gati për të luajtur, 1 minutë ose 90. Doka ka luajtur 2 ndeshje, Imami ka luajtur ndeshjen e fundit. Disa kanë luajtur më shumë, disa më pak. Muçi për shembull luajti 15 minuta por shënoi 1 gol.”

Mbrojtja jo ne gjendje te mire?
“Kam 10 ditë që kam punuar me mbrojten. Do të shihni diçka ndryshe nesër. Duhet të përmirësohemi në çdo repart. Kemi krijuar raste por kemi shënuar vetëm 1 herë dhe kemi pësuar 4.”

Kush do jete kapiten?
“Në mungesë të Karabecit kapiteni ekipit do të jetë Daja. Kam folur me Likën, por pozicioni i tij bën që kapiteni të jetë në fushë, pasi mund të flasë me arbitrin ose mund të menaxhojë situatat që mund të krijohen, eshte me prane lojes.”

Diferencat mes Superiores dhe Kategorisë së Parë?
“Superiorja ka më shumë kualitet. Kjo situatë është sepse kemi shumë të rinj, të huaj dhe shqiptarë. E them me bindje se nuk pranojmë asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Kemi lojtarë që i përgjigjen nivelit të Superiores.”

Sulmi i mbipopulluar, frike nga hatermbetjet?
“Jam i lumtur kur ka konkurrencë. E nisëm pa sulmues kampionatin pasi Ngo nuk ishte dhe u përpoq Sentamu. Tani kushtet janë më të mira pasi Blazhevski është rritur. Ngo kthehet pas 5 muajsh dhe mendoj se mund nuk mund të luajë më shumë se 30 minuta.”