Ze Maria – Kishim deshire te kualifikoheshim por nuk e arritem dot

“Kupa e Shqipërisë ishte një nga tre objektivat e këtij sezoni. Kishim shumë dëshirë të shënonim gol, por pësuam për herë të parë nga goditja e këndit. Është hera e parë që pësojmë një gol nga këndi në këtë sezon. Ishte një ndeshje ku nuk duhej të gabonim, sepse nuk të jepte shans të dytë. Siç e patë, reaguam fort në pjesën e dytë. Kishim shumë dëshirë që ta kthenim fatin e ndeshjes dhe kualifikimit, por nuk ia arritëm. Nuk besoj se mund të bëja shumë gjëra ndryshe. Kisha shumë mungesa. Pas golit, luajtëm lojën tonë klasike. Në fund kishim edhe rast që të shënonim. Nëse do të ishim më të kujdesshëm në rastin e golit, gjërat do të shkonin ndryshe. Nuk ishte çështje moduli, por përqendrimi. Po ta shikoni, Guri nuk kërceu fare, ishte çështje përqendrimi në atë moment”.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App