Ze Maria: Kerkoj vetem maksimumin ne cdo ndeshje
Nuk kam thene ne asnje moment qe kampionati per ne eshte formalitet. Perkundrazi mendoj se duhet te ruajme perqendrim maksimal per te ruajtur ritmin dhe realizuar objektivat. Nuk e kemi patur te lehte keto ndeshje edhe pse kemi marre pike te plota. Ne fitoren e fundit kundershtari rrezikoi fillimisht dhe me pas ne shenuam ndaj dhe duhet te ruajme perqendrimin. Luajme perballe nje kundershtari qe mban vendin e katert ne renditje, luan ne shtepi dhe kam mesuar qe behet agresiv ne fushen e vet. Persa i perket terrenit ku do te luajme mund te them se besoj eshte i ngjashem me ate ku ne stervitemi cdo dite. Nuk eshte me e mira e mundshme por duhet te marrim me te miren dhe aty. Skuadra ime meriton nje terren si i “Selman Stermasit” pasi kemi ne perberje lojtare te mire teknikisht. Nese do te zbresim ne fushe duke dhene maksimumin, duke menduar per stemen qe mbajme perpara ne bluze dhe jo emrin pas saj, besoj se do te marrim me te miren. Eshte heret per te bere llogari. Ndoshta ne fund te fazes se pare mund te flasim me teper per llogarite e pikeve dhe kundershtaret.