Ze Maria: Duam te fitojme kampionatin, smund te nevleresojme
Jam i lumtur për ekipin tonë, jo për atë që ka bërë Bylisi. Po mendoj për punën time, për ekipin tim. U mërzita pak pasi luajtëm shumë keq në pjesën e parë, nuk ishim të përqendruar, sidomos në 30 minutat e para. Jemi një ekip që duam të fitojmë kampionatin, nuk mund të luajmë në këtë mënyrë, prandaj bëra zëvendësime. U mërzita sot sepse djemtë e dinë, nuk kemi bërë asgjë në pjesën e parë nga ajo që kemi përgatitur gjatë javës. Ne duam të fitojmë duke luajtur mire. Dëmtimi i Likës? Është mungesë shumë e rëndësishme për ne, do të flasim me doktorin. Ta shohim si do bëhet. Shpresojmë që javën e ardhshme mund të kthehet me ne.