Shehi, a është gati Tirana që të luajë një ndeshje e cila nga të gjitha konsiderohet si shumë e rëndësishme?
Po është e vërtetë që është shumë e rëndësishme, pasi është një ndeshje Championsi. pas një periudhe relativisht jo shumë të gjatë nga fundi i kampionatit dhe faza përgatitore, besoj se ne jemi gati. Edhe pse ne kemi disa shqetësime të vogla, pasi ditët e fundit Taulant Seferi dhe Totre kanë shfaqur disa probleme të vogla. do të shohim përpara kësaj ndeshjeje se cfarë do të ndodhë.
Sa e njihni këtë kundërshtar që keni përballë?
Në ditët e sotme, informacioni nuk mungon. ne kemi informacione se si mund të ketë luajtur kundërshtari, por kjo për edicionin e kaluar. ne këtë informacion kemi, shtuar edhe me ato programe që kemi në dispozicion. mendoj se kemi njohuri mjaftueshëm, pasi që me njohjen e rivalit në short kemi menduar për të. edhe pse në ndeshjet miqësore, ne jemi munduar të trajtojmë mënyrën se si do të luajmë. Pa harruar që ndeshja e parë nga ajo që ne presim në letër apo analizat në video nga sfida në fushë, gjithmonë ka dallim. Megjithatë, mendoj se deri-diku, ne e njohim kundërshtarin që do të përballemi në këtë tur.
Profesor, a ju pëlqeu fusha? Pasi edhe përmasat e saj, janë disi të vogla dhe është një fushë në dukje e ngushtë e jo me përmasat ideale?
Unë mendoj se nuk është në përmasat e Championsit. Fusha është shumë e ngushtë dhe jo në përmasat e duhura, apo normale. Megjithatë, kjo është fusha dhe ne na mbetet që të përshtatemi sic duhet dhe sa më shpejt. Janë detaje, shtuar edhe faktin që kundërshtari luan në shtëpi, mund të bëjnë diferencën.
Ne bëmë stërvitjen zyrtare pikërisht në këtë fushë, për të mos humbur kohë dhe në ndeshjet të përshtatemi sa më shpejt.
Shehi, presim një ndeshje të parë të kujdesshme, apo ku do t’i tentoni të gjitha që në këtë 90 minutësh?
Unë mendoj se është një cështje që nuk mbaron nesër, por ka edhe ndshje kthimi. Sic dihet që edhe goli jashtë fushe është hequr, ndaj ne do të mendojmë jo vetëm për një 90 minutësh, por edhe sfidën e kthimit. Sigurisht që ka momente qe skaudra do ta interpretojë në disa mënyra ndeshjen. Për më tepër do ta shohim gjatë ndeshjes, në bazë edhe të situatave që do të sjellë loja.
Nga fotografia e ekipit kampion, profili aktual është më i zbehtë, i barabartë apo më i ulët?
Jo unë nuk mendoj se skaudra është dobësuar, Sigurisht që janë disa elemente, si tipi i kapitenit që është larguar dhe nuk është e lehtë për ta zëvendësuar. Ne në këtë ndeshje do të kemi këtë kontigjent lojtarësh, por në vazhdim do të mundohemi që të plotësoheemi. Sigurisht që nuk është e lehtë që të gjesh elementet e duhur që t’i përshtaten skuadrës dhe mënyrës tonë të lojës. Megjithatë, konfigurimi i skuadrës është i tillë që nuk ndryshohen të gjithë, por baza është dhe dy apo tre elemente, mund të afrohen.
Si mund të fitohet një ndehsje në Champions?
Unë mendoj se ndeshjet në Champions, luhen përballë ekipeve kampione dhe cdo ekip i tillë ka elementë shumë të rëndësishëm në skuadër. Dhe neve na mbetet për ta interpretuar. Në Champions vlejnë shumë detajet apo situatat dhe nga një moment që ti nuk e vlerëson sa duhet, mund të ndëshkohesh. Kështu që do të jemi të kujdesshëm, të përqendruar që në të tilla nivele të futemi në fushë me përqendrim maksimal dhe me idenë që ka ndeshje kthimi. Mirëpo, edhe anën tjetër të medaljes, që cdo moment që kalon, nuk kthehet më prandaj kërkon vlerësimin e duhur.
A e keni menduar fjalimin përpara skuadrës, traditë e juaja në drejtim në ndeshje të tilla?
Sapo është hedhur shorti, ne mundohemi që me skuadrën të flasim. Sepse mua personalisht nuk më pëlqen që të flas se cfarë kemi bërë ne, ku kemi qenë ne, sepse ato janë e shkuara dhe ne fokusohemi tek e tashmja. Mirëpo, disa detaje nga eksperienca ne mund t’ja transmetojmë skuadrës. Unë mendoj se drejtoj lojtarë kampionë, dhe është shumë e rëndësishme që lojtarët në këtë ndeshje të ndjehen dhe të bëjnë kampionët.
Je lojtari me më shumë ndeshje në Europë, nesër ndeshja e parë si trajner. Ka ndonjë ndryshim?
E vërtetë që është ndeshja e parë si trajner edhe pse kam drejtuar skuadra nga brenda edhe për shkak të eksperiencës dhe moshës, por është ndeshja e parë që e drejtoj nga jashtë. Është shumë për të thënë që tmë vërë në pozita krenarie pasi ndeshja e parë është pikërisht ndeshja e Champions League.