KF Tirana – KF Shkodra 3-0

Shënues: Bircaj 4’, Sina 60’, Qefalia 90’

Starton kampionati…

Migen Memelli në drejtimin e Tirana U17 arrin fitoren e pastër në shtëpi përballë KF Shkodra me rezultatin 3-0.

Loja nisi e shpejtë dhe bardheblutë  kaluan në avantazh 1-0 në minutën e 4’ me anë të Bircajt.

Goli i shpejtë i dha qetësi skuadrës e cila duke dominuar gjithë takimin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0 ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë, në të 60’ minutë nga Sina dhe në minutën e fundit të kohës rregullt, pikërisht në të 90’ nga Qefalia duke vulosur “tripletën” e parë bardheblu.

Tirana U17: Kozi, Shehu, Elezaj, Nela, Markoci, Qefalija, Gjuzi, Karaj, Xharo, Bircaj, Hasanaj.

Të gatshëm: Shpata, Sina, Ceka, Alla, Elezi, Xhixhabezi, Meculi

Trajner Migen Memelli

SHPËRNDAJE