U zhvillua ndeshja KF TIRANA-FK KUKESI 1-2 për javën e 32-të

U luajt ditën e djeshme, datë 06/07/2020, në stadiumin “Selman Stermasi”, ndeshja KF TIRANA-FK KUKESI, e vlefshme për javën e 32 te Kategorise Superiore.

Takimi përfundoi me rezultatin KF TIRANA 1-2 FK KUKESI. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të pa prekura. Golat e skuadres mike u shënuan nga Godberg Cooper (59’) dhe Valon Ethemi (84’), ndërsa për bardheblutë Michael Ngoo (90+4’).

Në këtë takim në skuadrën e Tiranës mungonin Albi Doka dhe Idriz Batha. Lojtarët do të rikuperojnë kartonin për sfidën e rradhës FK PARTIZANI-KF TIRANA.

forcatirona

Powered by Live Score & Live Score App