Tre perforcime shume cilesore dje kane mberritur ne Tirane

Dje kane mberritur ne Shqiperi tre perforcimet e rradhes qe klubi ka projektuar per skuadren e sezonit te ri. Tre fubolliste shume cilesore nga Afrika jane akomoduar mbreme ne Tirane. Sulmuesi i Kombetares se Nigerise Ifeyani Edeh eshte perforcimi per sulmin. Stafi teknik ka ndjekur 25-vjecarin dhe ka dhene miratimin per afrimin e tij. Edeh ka luajtur sezonin e fundit per skuadren e Enyimbas ne kampionatin vendas. Ai ka te gjithe karakteristikat e nevojshme per ti sherbyer ekipit ne repartin ofensiv. Vec tij, kane mberritur dy futbolliste nga Kongo te cilet jane gjithashtu pjese e ekipit perfaqesues te Kongos. Ndockyt Merveille dhe Moises Nkounkou jane dy lojtaret kongolez qe sot se bashku me sulmuesin nigerian Edeh do ti bashkohen skuadres ne stervitje. Dy futbollistet nga Kongo luajne si mesfushore dhe jane lojtare te rinj ne moshe por shume premtues. Merveille eshte 18 vjec ndersa Nkounkou eshte 20 vjec. Afrimi i tre lojtareve ne diten e djeshme vlente dhe si nje dhurate per te gjithe tifozet ne ditelindjen e 96 te KF Tiranes.

2 3