Titulli i Akademisë…

“Në futbollin modern, ideja e një skuadre kampione me prodhim “bio” sikur erdhi duke u zhdukur. Klubi më i titulluar në Shqipëri zgjodhi një plan të ndërmjetëm, prodhim akademie me lojtarë të ardhur me vlera. Tirana sot është kampione e Shqipërisë për herë të 25-të në histori dhe janë 13 futbollistë të dalë nga akademia e Tiranës” shprehet gazetari Glend Tafaj, i cili në një kronikë special për “SuperSport” ka intervistuar lojtarë si Erjon Hoxhallari, Grent Halili, Jurgen Celhaka, Ernest Muci, Marsel Ismajlgeci, Andri Stafa dhe Albi Doka, futbollistë të ardhur nga akademia e KF Tirana.

Erjon Hoxhallari, nuk je Tirans puro por je rritur tek ekipet zinxhir të Tiranës dhe sot je kampion i Shqipërisë…

Është e vërtetë që jam rritur tek Tirana duke filluar nga U17 deri sot Është një ndjesi shumë e madhe të dalësh kampion dhe shumëkush nuk e priste pasi e nisëm jo mirë dhe rikuperuar shumë gjatë rrugës. Nuk e përshkruaj dot ndjesinë.

Keni qënë pjese e atij grupi që në 2017 u vendosët në gijotinë. Unë e kam parasysh si është të dështosh tek Tirana, pasi është e vështirë të dalësh edhe në rrugë. Në harkun e 3 viteve kaluat nga ferri në parajsë…

Ishte një vit shumë i keq si për klubin dhe ne lojtarët që ishim pjesë e dështimit. Besuam dhe presidenti besoi tek ne dhe qëndruam për ta rikthyer Tiranën në elitë dhe në vazhdimësi erdhi edhe ky trofe që duhej të vinte shumë më shpejt pasi i ka munguar Tiranës prej vitesh.

Na shpjego pak si është kur e veshe për herë të parë fanellën e Tiranës për herë të parë?

Kur kam veshur për herë të parë fanellën e Tiranës kam qënë 16 vjeç me trajnerin Rubio. Ndoshta atëherë nuk e ndjenim peshën pasi sa kisha kaluar nga akademia dhe kisha vetëm emocionin e fushës dhe sot e kuptoj çfarë përgjegjësie është kjo fanellë.

Jurgen, sezonin e shkuar u aktivizove dhe sot je kampion tek skuadra ku ke dëshiruar gjithmonë të dalësh kampion…

Është një ndjenjë shumë e bukur sidomos për mua që jam rritur tek moshat e tiranës dhe ndjesinë që ke që fëmijë, ta bësh realitet është diçka që nuk e shpjegon dot me fjalë por vetëm mund ta ndjesh.

Të gjithë thonë që kur nisin futbollin kanë një ëndërr. A është kjo ëndërr e realizuar.

Është e vërtetë që kushdo që nis të luajë futboll ka një ëndërr dhe unë kur erdha tek Tirana në një moshë të vogël, kisha ëndërr të luaja për ekipin e parë. Të dalësh kampion është ajo ëndrra e realizuar dhe shpresoj të mos ndalem me kaq, por të vazhdojë edhe më gjatë.

Çfarë ndjesie kishe momentin kur je grumbulluar me ekipin e parë

Një ndjesi shumë e bukur dhe shumë emocion. Gjumi i natës nuk të zë dhe këto janë emocionet më të forta.

Një pjesë e madhe e futbollistëve kanë dëshirë ngjyrat e fanellës por edhe ambicje për të ardhme…

Ambicjet janë të mëdha dhe shpresoj që një ditë luaj jashtë e të rritem sa më shumë, që një moment të realizohet ëndrra më e madhe, të luaj me Kombëtaren e madhe.

Muçi, si ndihesh kur shikon legjenda si mema, Minga apo Kola, pasi sot edhe ti je pjesë e historisë së Tiranës si kampion i Shqipërisë…

Figurat janë motivim për ne pasi familjarët na tregojnë se çfarë ikonash janë për klubin tonë dhe këto na motivojnë edhe më shumë. Jam shumë i lumtur që këtë 100 vjetor të gjithë bashkë të bëjmë diçka për klubin edhe emrin tonë dhe të ndjekim hapat e tyre, pse jo.

Të jesh kampion i Shqipërisë është diçka, por të jesh kampion me skuadrën që je tifoz është tjetër gjë…

Është një ëndërr të fitosh kampionatin me këtë ekip, me skuadrën më të madhe në vend. Që i vogël kam ëndërruar të fitoj tituj, dhe ta realizoj në këtë moshë është shumë.

Të gjithë të kanë përgëzuar sepse ke treguar në fushë, talent i madh i Tiranës. Si ndihesh, të jep krenari, motivim…?

Gjithmonë kërkoj dhe synoj të jem në këmbë në tokë. Mundohem të përqëndrohem në fushën e lojës dhe të jem gjithmonë gati për ndeshjen e rradhës.

Më shpjego pak ndjesinë kur ke parë gjyqtarin e katërt për tu future për herë të parë në fushë…

Jam afruar në klub që nga Janari 2018 dhe në fund arrita të debutoj. Isha shumë i lumtur dhe mezi prita të futën në fushë pasi ishte ëndrra ime.

Grent, Tirana për ty shkon përtej një dashurie, një pjese të mbështetjes që ke pasur është dhe një çështje familje…

Është një gjë shumë e vërtetë dhe besoj që familja ka ndikimin e vet por këtë fanellë e ndjej pasi jam rritur në klub që në moshën 10 vjeçare. Besoj që me frymën që jemi rritur kemi kuptuar rëndësinë e ngjyrave dhe stemën e kësaj fanelle. Kjo frymë na ka bërë të kërkojmë gjithmonë më të mirën. Sigurisht edhe familja ka ndikimi ne saj pasi kur rritesh i kupton gjërat edhe më mirë. Investimet që familja ime ka bërë, ka ndikuar që dashuria ime për klubin të shtohet edhe më tepër.

Çfarë ndjesie prodhon një futbollist i akademisë që nuk ka fituar ndonjëherë titullin. Të dalësh kampion me këtë fanellë, si futbollist pasi ke  përjetuar edhe rëndjen, si e ke përjetuar atë moment?

Po e filloj më mirë nga pjesa si e përjetojmë ne futbollistë te akademisë. Që tek moshat jemi mësuar me presionon që ky klub ka. Ekipet kundërshtare mobilizohen më fort ndaj Tiranës dhe gjithmonë kërkohet fitorja. Tek akademia kam qënë afër fitimit të titullit dhe kjo ëndërr u realizua këtë vit. Sinqërisht është një ndjenjë që nuk përshkruhet. Nuk mund të gjej fjalët e duhura pasi është e papërshkrueshme

Në ADN e Tiranës është gjithmonë fitorja. Mendon që kjo skuadër e ka kapacitetin për ta rikthyer një dinasi që ka pasur në të shkuarën dhe të jetë po aq i suksesshëm…

Pikë së pari dua të them që duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të nisim një cikël të ri dhe kam besim që do rikthehemi tek lavdia e viteve të mëparshme. E kemi luksin që me menaxhimin e duhur që duhet të vazhdojë, besoj dhe e them pa frikë që do të vazhdojmë për më tepër trofe dhe rezultate pozitive. Në Europë nuk shkojmë për të kaluar rradhën edhe nuk do të jetë e lehtë por them që do ta tentojmë të bëjmë diçka më të mirë.

Çfarë ka akademia e Tiranës që prodhon kaq shumë?

Dihet që jemi ekipi më i mirë në Shqipëri dhe çdo futbollist do ta veshë këtë fanellë. Puna e bërë më parë për ta ngritur lart këtë klub, çdokush dëshiron të vijë tek ne. Meritë kanë trajnerët dhe menaxhimi i saj dhe me lejoni tjua them që duke filluar nga vjet, ne drejtorin e ri Devi Muka, është shtuar më shumë serioziteti dhe investimi në infrastrukturë ka bërë punën e tij. Them që këto gjëra ndikojnë dhe besoj që në vazhdim do kemi breza dhe lojtarë akoma më të mirë.

Marsel, të dalësh kampion me ekipin e parë është tjetër gjë…

Është ëndërr të dalësh kampion me ekipin e parë. Me moshat ishte diçka ndryshe dhe nuk mësohesh akoma, por me ekipin e parë është një emocion që nuk përshkruhet.

Si e përjetove momentin kur je futur në fushë për herë të parë për ekipin e parë?

Kisha shumë emocione dhe po i lutesha Zotit të shkonte çdo gjë mirë dhe të jepja maksiumimin. Një emocion shumë i papërshkrueshëm.

Stafa, e ke provuar titullin me 17 vjeçarët ku ishe dhe protagonist. Pa u bërë 2 vite je kampion dhe me ekipin e parë…

Normal është ëndërr të luash dhe ta marrësh kampionatin. Ndihem krenar që jam pjesë e ekipit, që kam debutuar dhe sot jam kampion me ekipin e parë.

Futbolli nuk është vetëm taktikë, stërvitje, vendosje apo teori. Është edhe përjetim. Të luash me Tiranën ku je rritur si futbollist, përjetimi është shumë i fortë…

Është nje ndjesi shumë e madhe dhe sigurisht që kisha shumë emocione por për fat të mirë shkoi gjithçka mirë. Si ndeshje e parë që ishte u paraqita mirë dhe besoj që ashtu kam vazhduar.

Doka dole kampion dhe është diçka që ka qënë ambicje, ëndërruar i vogël dhe sot e ke medaljen…

Është ndjesi shumë e veçantë të dalësh kampion me Tiranën. Për ne është ndjenjë special dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë.

Ka qënë kjo ëndrra që kur ke qënë i vogël?

Të them të drejtën edhe tek moshat asnjëherë nuk kam dalë kampion, kam fituar vetëm Kupën. Për mua ishte vërtetë ëndërr që dola kampion me Tiranën.

Ka një ndjesi të veçantë kur e sheh emrin në listë me ekipin e parë. E mban mend ndjesinë?

Kam që 12 vjeç tek Tirana dhe kam luajtur me gjithë grumpmoshat. Për herë të par ëkur më thirri ekipi i parë ishte Devi Muka dhe isha jashtëzakonisht shumë i lumtur. Një ndjesi tepër speciale.

Çfarë ka të veçantë akademia e Tiranës që sot ka 13 lojtarë të akademisë kampionë?

Mund të them me pak fjalë. Mjafton emri Tirona.

Nëse kthehesh në Shqipëri, a vesh do të një fanellë tjetër?

Unë jam mësuar të luaj vetëm me fanellën e Tiranës dhe nëse kthehem një ditë, do të mbaj veshur vetëm këtë fanellë.

Powered by Live Score & Live Score App