Tirana – Kukesi 2-1
Tirana ka gjetur fitoren e pare per vitin 2017 duke mundur ne shtepi skuadren e Kukesit. Cerekfinalja e pare e Kupes se Shqiperise ka perfunduar me rezultatin 2-1. Bardheblute kane zhvilluar nje ndeshje shume te mire duke patur edhe disa mundesi te tjera shenimi vec 2 golave te realizuar. Fillimisht Grent Halili ka shenuar nje gol fantastik ne minuten e 30 dhe pas tij i zakonshmi Afrim Taku ka dyfishuar rezultatin.
Tirana eshte ndeshkuar ne minuten e 47’ nga Imami qe me ane te nje goditje nga distanca ka arritur te shenoj golin qe i ben te besojne kuksianet. Bardheblute jane ndalur ne 2 raste nga shtylla duke mos arritur te shenojne golin e trete.
Ndeshja e kthimit do te zhvillohet pas dy javesh ne Kukes, dite ne te cilen do te percaktohet skuadra qe do te kualifikohet ne gjysemfinale.