Tirana – Flamurtari 3-0
Tirana ka gjetur fitoren e pare ne kampionat duke mundur Flamurtarin ne shtepi. Bardheblute kane bere nje ndeshje shume te mire dhe kane mundur te marrin tre piket e plota ne “Selman Stermasi”.
I pari ka shenuar nigeriani Ifeyani Ede ne minuten e 33’ duke gjetur golin e pare personal dhe zhbllokuar rezultatin. Goli I dyte nuk ka vonuar per te sjelle qetesine ne fushe dhe entuziazmin ne shkallet e stadiumit. Afrim Taku ka shenuar ne minuten e 39’ duke regjistruar golin e dyte personal ne kampionat.
Pjesa e dyte ka nisur serish me te njejtin ritem dhe me disa mundesi mjaft te mira te bardhebluve per te trefishuar. Flamurtari nuk ka patur force per te rrezikuar fitoren e bardhebluve qe kane administruar si duhet fitoren. Ne minuten e dyte shtese, serish Afrim Taku ka shenuar golin e trete te ndeshjes dhe te tretin personal ne kampionat per te ngritur ne feste te gjithe tifozet bardheblu.
Me kete fitore Tirana eshte ngjitur ne vendin e katert me 7 pike te grumbulluara ne pese javet e para. Ndeshja e rradhes do te luhet perballe Korabit.