Sulmuesi nga Gaboni Romuald Ntsitsigui ka mberritur pak dite me pare Shqiperi per t’u bashkuar pasdite me Tiranen ne stervitje. Futbollisti eshte pare dhe pelqyer nga stafi teknik. Romuald eshte 25-vjec, vjen nga kampionati i Gabonit dhe ne sezonin e fundit eshte aktivizuar me skuadren AS Mangasport. Luan ne rolin e sulmuesit dhe eshte pjese e Kombetares se Gabonit me te cilen ka zhvilluar 15 ndeshje. Romuald ka nisur stervitjen me skuadren duke shenuar dhe golin e pare ne miqesore e duke lene shije shume te mire. 

SHPËRNDAJE