Shtyhet per ne nentor Kupa e Shqiperise
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur te shtyje per ne muajin nentor ndeshjet e para per turin e dyte ne Kupen e Shqiperise. Tirana do perballet me Vllaznine ne kete raund dhe ndeshja e pare ishte programuar te zhvillohej kete mesjave.
Kupa e Shqiperise do te luhet ne datat 29 nentor dhe 13 dhjetor. Tirana pret Vllaznine ne ndeshjen e pare ne “Selman Stermasi” dhe luan dy jave me pas ne Shkoder ne “Loro Borici”.