Në kuader të 100 vjetorit të Klubit të Futbollit Tirana, në kalendarin festiv është përgatitur një fushatë e rëndësishme për të rikthyer në shtëpi trofetë e humbur dhe titujt e mohuar.

Për shkak të tranzicionit që klubi ka kaluar pas viteve 1990, një pjesë e trofeve të fituar ndër vite mungojnë në kabinetin e kupave bardheblu.

Klubi po bën gati Muzeun e shekullit Tirona, ku do të ekspozohen trofetë e fituar në 100 vite histori.

Basketbollistja e njohur e Tiranës Nora Goxhaj, njëkohësisht dhe bashkëshortja e ikones bardheblu, Arben Minga ka dorzuar pranë klubit dy trofe të para viteve 1990, veprim për të cilin meriton falenderim publik.

Ne kuadër të kësaj fushate, ftojmë të gjithë personat qe kanë trofe, kupa apo dhe cmime që meritojnë një vend në muzeun e KF Tiranes, të kontribuojne duke i risjellë në shtëpi. Vlerat historike duhen servirur për të gjithë.

Numri i kontaktit 0682040322 do të jetë në dispozicionin tuaj për të mundësuar këtë fushatë. Mund të na kontaktoni edhe nëpërmjet email: info@kftirana.al.

Faleminderit,
KF Tirana

SHPËRNDAJE