Rikthejmë trofetë në shtëpi!

Përpara fillimit të ndeshjes ndaj Laçit, KF Tirana ka prezantuar trofetë e para viteve 1990 të dorëzuara në klub nga bashkëshortja e ikonës Arben Minga.

Ne kuadër të kësaj fushate, ftojmë përsëri të gjithë personat qe kanë trofe, kupa apo dhe çmime që meritojnë një vend në muzeun e KF Tiranes i cili do të hapet për 100 vjetorin e klubit!

Numri i kontaktit 0682040322 do të jetë në dispozicionin tuaj për të mundësuar këtë fushatë. Mund të na kontaktoni edhe nëpërmjet email: info@kftirana.al.

Faleminderit,
KF Tirana

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App