Qyteti vishet bardheblu
Klubi i Futbollit Tirana, në pamundësi të organizimit të një feste të përbashët, ka veshur qytetin me ngjyrat bardheblu. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur dekorime me simbolet e klubit që do të qëndrojnë përgjatë gjithë ditës së kurorëzimit zyrtar të Tiranës Kampione. Krahas këtyre dekorimeve, klubi do te dhurojë për të gjithë tifozët një Led-show, projeksione “Mapping” në fasadën e Universitetit “Nënë Tereza”. Në këtë 100 vjetor, KF Tirana sjell risinë e një feste ndryshe, për të gjithë kryeqytetin duke e branduar atë me ngjyrat dhe historinë e fanellës më të bukur në botë.
#identitetiTirona