Golat e pësuar në ndeshjen e shkuar ?
Normalisht unë marr përgjegjësitë e mia dhe mendoj që mund të bëjmë më mirë.. Mund të kisha bërë me mirë të golat, dua te ndihmoj ekipin dhe nuk ndihem mirë kur nuk arrij ta bëj atë.
Pritshmëritë ndaj sfidës?
Normalisht tentojmë kualifikim, duhet të harrojmë ndeshjen e shkuar dhe të jemi ndryshe nesër.
Kundërshtari?
Mendoj se ne mundemi të bëjmë më mirë, kemi analizuar kundërshtarin ata nuk kanë qenë kot në grupet e Europa Ligës, e kemi mbivlerësuar. Shpresoj të na behët mësim dhe të kalojmë me sukses këtë sfidë. Ne duhet ta vlerësojmë kundërshtarin dhe e respektojmë për të kaluarën, por ne këtë ndeshje nuk ka lidhje e kaluara. Nuk duhet të mbivlerësojmë kundërshtarin.
Grupi?
Në çdo repart duhet të kemi kujdes , nuk duhet të nxitohemi duhet të kemi besim. Na ka mbajtur harmonia në kampionat kemi qenë bashke dhe kemi besuar, këtë gjë duhet ta bëjmë edhe nesër.
Sulmuesi kundërshtar?
Patjetër që nuk kam frike se nuk ka çfarë të më bëje (qesh), besoj do ta ndalojmë me sukses.
Fjalet e trajnerit Shehi pas Dudelanzhit? Keshillat?
Trajneri na uli dhe na qetësoi, na tha se kjo është mungesa e eksperiencës, trajneri na ka thënë që 20% duhet te jemi me të kaluarën dhe 80% me të ardhmen. Duhet të përmirësojmë gabimet e të kaluarës.